“Ose ke me më vra, ose kam me të vra” – Nëna kërcënon djalin për trashëgiminë në Malishevë, ai e denoncon në Polici dhe ajo përfundon në pranga

Një mosmarrëveshje për trashëgiminë pasurore ka përfunduar me kërcënime dhe arrestim në Malishevë, ku një nënë dyshohet se ka kanosur me vrasje djalin e saj, ndërsa ky i fundit e ka denoncuar rastin në Polici.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjithçka ka nisur nga një konflikt mes nënës dhe të birit lidhur me trashëgiminë familjare, i cili ka marrë përmasa serioze pas fjalëve kërcënuese që dyshohet se janë përdorur gjatë përplasjes.

“Ose ke me më vra, ose kam me të vra”, dyshohet të ketë qenë kërcënimi që nëna ia ka drejtuar djalit të saj.

Përballë këtij kërcënimi, djali ka vendosur t’i drejtohet Policisë, duke e denoncuar nënën e tij.

Pas raportimit të rastit dhe ndërhyrjes së autoriteteve, nëna është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kështu, një mosmarrëveshje për trashëgiminë, që kishte përfshirë dy anëtarë të së njëjtës familje, ka përfunduar me arrestimin e nënës pas denoncimit të të birit.

Rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen gjatë procedurave të mëtejshme hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

“Ose ke me më vra, ose kam me të vra” – Nëna kërcënon djalin për trashëgiminë në Malishevë, ai e denoncon në Polici dhe ajo përfundon në pranga | Momenti