Orari i javës së 15-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin e madh gjilanas

Orari i javës së 15-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin e madh gjilanas

Orari i javës së 15-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin e madh gjilanas

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 15-të, nga 27 deri më 30 nëntor, xhiro e cila sjell pesë përballje interesante në garën për pikë në elitën e futbollit kosovar.

Sponsor 3M Express

Java e 15-të do të nisë të premten, më 27 nëntor, me ndeshjen ndërmjet Malishevës dhe Llapit. Takimi do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Tri pikët do të jenë në objektiv edhe në dy ndeshjet e së dielës, pasi të shtunën nuk luhet futboll shkaku i festës së 28 nëntorit, që përkon me Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit për shqiptarët.

Të dielën, në orën 13:00, Feronikeli 74 do të përballet me Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ndërsa në orën 16:00 do të zhvillohet njëra prej përballjeve më interesante të kësaj jave, derbi i madh lokal ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, në stadiumin me bari artificial në Gjilan.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave janë paraparë të zhvillohen të hënën, më 30 nëntor. Drenica do të jetë nikoqire e Vushtrrisë, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, ndërsa Dukagjini do të përballet me Ballkanin në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. Të dyja takimet nisin në orën 13:00. /Telegrafi/

Lexo edhe

Temu detyrohet të ndryshojë praktikat e shitjes në Europë pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian

Temu detyrohet të ndryshojë praktikat e shitjes në Europë pas ndërhyrjes së Komisionit Evropian

LEX | Katër herë në rigjykim për vrasjen në qendër të Prishtinës, mbrojtja kërkon përjashtimin e trupit gjykues në Apel – shtyhet seanca

LEX | Katër herë në rigjykim për vrasjen në qendër të Prishtinës, mbrojtja kërkon përjashtimin e trupit gjykues në Apel – shtyhet seanca

FIFA konfirmon sulmin kibernetik dhe vjedhjen e të dhënave

FIFA konfirmon sulmin kibernetik dhe vjedhjen e të dhënave