Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe personin e tretë në Fushë Kosovë si pjesë e operacionit të koduar “Errësira”.

Gjatë operacionit më 25 shtator 2026 rreth orës 21:00, në rrugën “Nëna Terezë”, janë arrestuar dy shtetas të Shqipërisë dhe janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth katër kilogramë narkotikë të llojit marihuanë.
Personi i arrestuar sot, mashkull kosovar, ka bashkëpunuar me dy shtetasit e arrestuar, të cilët kanë siguruar sasinë e substancës narkotike, e cila është sekuestruar, njofton policia.
Lidhur me rastin është realizuar një bastisje në banesën e të dyshuarit të arrestuar ditën e sotme në Fushë Kosovë, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.




