Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në zonën e Iljazit, në Himarë, për gjetjen e një shtetasi të huaj, i cili raportohet i humbur.

Në operacion janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe gjetjen e personit.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi i huaj raportohet në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacioni vijon, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të bërë të mundur gjetjen e tij. /Euronews.al/




