OKB-ja rrezikon të mbetet pa udhëheqës, gara për pasuesin e Guterresit në ngërç

OKB-ja rrezikon të mbetet pa udhëheqës, gara për pasuesin e Guterresit në ngërç

OKB-ja rrezikon të mbetet pa udhëheqës, gara për pasuesin e Guterresit në ngërç

Kombet e Bashkuara mund të përballen me një situatë të paprecedentë, duke mbetur pa sekretar të përgjithshëm, pasi gara për pasuesin e Antonio Guterresit ka ngecur dhe ende nuk ka marrëveshje mes fuqive kryesore të Këshillit të Sigurimit.

Sponsor 3M Express

Me më pak se dy muaj deri në përfundimin e mandatit të Guterresit, Këshilli i Sigurimit pritet të zhvillojë këtë javë një tjetër votim të fshehtë për zgjedhjen e sekretarit të ardhshëm të përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, pas tetë raundesh votimi, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, të cilët kanë të drejtën e vetos, ende nuk kanë arritur të pajtohen për një kandidat. Për këtë arsye, zyrtarët e OKB-së kanë nisur përgatitjen e planeve rezervë në rast se organizata mbetet pa një udhëheqës pas largimit të Guterresit më 31 dhjetor.

Sipas analistëve, dështimi për të zgjedhur pasuesin lidhet pjesërisht me procesin e gjatë dhe jo transparent të përzgjedhjes, i cili bazohet në votime të fshehta. Ky proces shihet si shembull i ngadalësisë dhe bllokadave institucionale që sekretari i ardhshëm do të pritet t’i zgjidhë.

Edhe në vitin 2016, kur u zgjodh Guterresi, Këshillit të Sigurimit iu deshën gjashtë raunde votimi për të arritur një vendim.

Megjithatë, vëzhguesit theksojnë se ngërçi aktual pasqyron edhe mungesën në rritje të vullnetit të fuqive me të drejtë vetoje për të bërë kompromise.

Situata është ndërlikuar më tej nga administrata amerikane, e cila gjithnjë e më shumë po i anashkalon Kombet e Bashkuara dhe është e përqendruar edhe në angazhimet e saj të shumta ndërkombëtare.

“Shqetësuese është se sa vonë gjatë vitit kemi arritur në këtë pikë dhe çfarë nënkupton kjo për formimin e ekipit të ri”, tha Shamala Kandiah Thompson, drejtoreshë ekzekutive e organizatës kërkimore Security Council Report, e cila monitoron punën e Këshillit të Sigurimit.

“Duke pasur parasysh se i gjithë ky proces kishte nisur kaq herët, nuk është dashur të gjendeshim në këtë situatë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe

Aleksandar Çupiq nga Lista Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Aleksandar Çupiq nga Lista Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Ambasadori Gashi: Potenciali ekonomik i Kosovës tejkaloi pritjet e bizneseve polake

Ambasadori Gashi: Potenciali ekonomik i Kosovës tejkaloi pritjet e bizneseve polake

Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike deri më 1 korrik, vendimin e morëm pas njoftimit të BE-së

Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike deri më 1 korrik, vendimin e morëm pas njoftimit të BE-së