Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Paz

Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Paz

Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Paz

Real Madridi po e shqyrton seriozisht mundësinë e rikthimit të Nico Pazit në “Santiago Bernabeu” për sezonin 2027/28, pasi mesfushori argjentinas po vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Comos në Itali.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, drejtuesit e klubit madrilen po mendojnë ta aktivizojnë klauzolën e riblerjes prej 80 milionë eurosh, e cila është e vlefshme deri në korrik të vitit 2027.

Megjithatë, vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, ndërsa në ambientet e Real Madridit po qarkullojnë zëra për mundësinë e rikthimit të 22-vjeçarit, i cili po zhvillohet nën drejtimin e trajnerit Cesc Fabregas.

Situata e Nico Pazit ndryshoi gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2026. Në atë kohë, Real Madridi kishte mundësinë ta rikthente për vetëm nëntë milionë euro, por argjentinasi vendosi të qëndronte në Itali, me synimin për të vazhduar të kishte rol kryesor dhe të luante në Ligën e Kampionëve.

Como e shfrytëzoi këtë vendim për t’i blerë të drejtat e plota të futbollistit. Klubi italian pagoi 60 milionë euro për 50 për qindëshin e kartonit që ende i përkiste Real Madridit, pasi në vitin 2024 kishte paguar edhe gjashtë milionë euro për gjysmën tjetër.

Pavarësisht shitjes, madrilenët arritën të siguronin një klauzolë të re riblerjeje prej 80 milionë eurosh për verën e vitit 2027. Kjo u mundëson atyre ta rikthejnë mesfushorin pa pasur nevojë të negociojnë një çmim të ri me Comon.

Koha është faktori kryesor në këtë operacion. Nëse Real Madridi nuk e aktivizon klauzolën para skadimit të saj në korrik të vitit 2027, do ta humbasë mundësinë për ta rikthyer argjentinasin për shumën e paracaktuar.

Në atë rast, çdo përpjekje e ardhshme për transferimin e tij do të varej nga negociatat e reja me drejtuesit e Comos./Telegrafi/

Lexo edhe

Aleksandar Çupiq nga Lista Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Aleksandar Çupiq nga Lista Studentore zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Ambasadori Gashi: Potenciali ekonomik i Kosovës tejkaloi pritjet e bizneseve polake

Ambasadori Gashi: Potenciali ekonomik i Kosovës tejkaloi pritjet e bizneseve polake

Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike deri më 1 korrik, vendimin e morëm pas njoftimit të BE-së

Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike deri më 1 korrik, vendimin e morëm pas njoftimit të BE-së