OKB-ja paralajmëron për përkeqësim të urisë në botë, disa vende rrezikojnë krizë të rëndë ushqimore

OKB-ja paralajmëron për përkeqësim të urisë në botë, disa vende rrezikojnë krizë të rëndë ushqimore

OKB-ja paralajmëron për përkeqësim të urisë në botë, disa vende rrezikojnë krizë të rëndë ushqimore

Uria në botë pritet të përkeqësohet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ndërsa disa vende të Afrikës rrezikojnë të përballen me kriza të rënda ushqimore, paralajmërojnë dy agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit të përbashkët të Organizatës së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe Programit Botëror të Ushqimit (WFP), 16 zona në botë pritet të përjetojnë përkeqësim të sigurisë ushqimore nga dhjetori 2026 deri në maj 2027.

Rreziku më i madh paraqitet në Sudan, Sudanin e Jugut, Somali, veriun e Nigerisë dhe Jemen, ku konfliktet, zhvendosja e popullsisë, vështirësitë ekonomike dhe kushtet ekstreme të motit po e thellojnë krizën.

Raporti thekson se numri i zonave në rrezik është rritur nga 13 në 16, krahasuar me vlerësimin e publikuar në qershor. Në listë janë shtuar Çadi, Uganda dhe disa pjesë të Afrikës Jugore e Amerikës Qendrore.

Agjencitë e OKB-së paralajmërojnë se shkurtimi i fondeve humanitare po pengon përpjekjet për të parandaluar një katastrofë. Ndërkohë, konfliktet dhe dhuna mbeten shkaktarët kryesorë të urisë në 12 nga 16 zonat e identifikuara.

Situatën mund ta rëndojë edhe fenomeni klimatik El Niño, i cili pritet të sjellë thatësira dhe temperatura ekstreme në disa rajone, si dhe përmbytje në pjesë të Afrikës Lindore.

Afganistani, Haiti, Republika Demokratike e Kongos dhe Gaza janë gjithashtu ndër zonat që raporti i klasifikon me nivel shumë të lartë shqetësimi për sigurinë ushqimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Presidentja sllovene: Dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve çelës për paqe dhe stabilitet

Presidentja sllovene: Dialogu dhe respektimi i marrëveshjeve çelës për paqe dhe stabilitet

Kritikët e zhgënjyer me “Focker-In Law”, lavdërojnë vetëm Ariana Granden

Kritikët e zhgënjyer me “Focker-In Law”, lavdërojnë vetëm Ariana Granden

Sekuestrohen 136 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen tre persona

Sekuestrohen 136 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen tre persona