Kryeprokurori Kryeziu dhe shefi i Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike flasin për luftimin e korrupsionit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, priti sot në takim Azem Krasniqin, shef i Sektorit të Njësive Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e kriminalitetit ekonomik dhe korrupsionit.

Sponsor 3M Express

Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të krimeve ekonomike, luftimit të korrupsionit, identifikimit dhe hetimit të veprave penale që cenojnë integritetin institucional dhe interesin publik, si dhe nevojës për koordinim më të ngushtë ndërmjet Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë së Kosovës.

Në këtë kontekst, u diskutua edhe për trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me sektorin e ndërtimit, në veçanti me lejet e ndërtimit të objekteve banesore, duke përfshirë aspektet që mund të përbëjnë shkelje ligjore dhe elemente të veprave penale, si dhe rëndësinë e identifikimit dhe adresimit me kohë të rasteve të tilla.-Advertisement-

Po ashtu, u diskutua për rëndësinë e funksionalizimit dhe angazhimit të njësive të veçanta për hetimin e rasteve të korrupsionit, avancimin e metodave të hetimit, shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin e veprimeve hetimore, me qëllim të trajtimit sa më efikas të këtyre rasteve.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe sfidave me të cilat përballen institucionet gjatë hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve ekonomike dhe korrupsionit, përfshirë kompleksitetin e rasteve, sigurimin dhe analizimin e provave, si dhe nevojën për kapacitete të specializuara profesionale dhe teknike.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Sekuestrohen 136 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen tre persona

Sekuestrohen 136 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen tre persona

Alija shpjegon procedurat e apelimit për katërshen e UÇK-së: Procesi mund të zgjasë mbi një vit

Alija shpjegon procedurat e apelimit për katërshen e UÇK-së: Procesi mund të zgjasë mbi një vit

OKB-ja paralajmëron për përkeqësim të urisë në botë, disa vende rrezikojnë krizë të rëndë ushqimore

OKB-ja paralajmëron për përkeqësim të urisë në botë, disa vende rrezikojnë krizë të rëndë ushqimore