Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin dhe rendin e udhëtimit do të përballen me masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sponsor 3M Express

Në një njoftim, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Obiliqit ka bërë të ditur se respektimi i orarit të udhëtimit është obligim për të gjithë operatorët transportues.

“Çdo shkelje do të trajtohet nga Drejtoria e Inspeksionit, përmes masave përkatëse të parapara me dispozitat ligjore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, operatorëve të transportit publik u është bërë thirrje që të zbatojnë me përpikëri orarin e përcaktuar dhe të respektojnë detyrimet e tyre ndaj qytetarëve.

Komuna ka ftuar edhe qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të evidentuar në transportin publik, veçanërisht rastet e mosrespektimit të orarit dhe rendit të udhëtimit.

“Raportimi i qytetarëve është i rëndësishëm për identifikimin e shkeljeve dhe ndërmarrjen e masave përkatëse nga Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet tutje në njoftim.

Komuna e Obiliqit thekson se bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm për një transport publik më të rregullt dhe më të përgjegjshëm. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti takohet me Sorensenin në Paris, diskutojnë për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Kurti takohet me Sorensenin në Paris, diskutojnë për vazhdimin e dialogut me Serbinë

Tahiri për Raportin e BE-së: Përgjigjja ndaj kritikave duhet të jetë reflektimi, jo arsyetimi dhe propaganda

Tahiri për Raportin e BE-së: Përgjigjja ndaj kritikave duhet të jetë reflektimi, jo arsyetimi dhe propaganda

Korisha e Prizrenit së shpejti me çerdhe të re

Korisha e Prizrenit së shpejti me çerdhe të re