Nura e krahason betejën në Hagë me epokën e Skënderbeut: “Kosova ka më shumë nevojë për katërshen e UÇK-së”

Nura e krahason betejën në Hagë me epokën e Skënderbeut: “Kosova ka më shumë nevojë për katërshen e UÇK-së”

Nura e krahason betejën në Hagë me epokën e Skënderbeut: “Kosova ka më shumë nevojë për katërshen e UÇK-së”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka kërkuar mobilizim të shtetit të Kosovës dhe angazhim të madh diplomatik lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë.

Sponsor 3M Express

Para Kuvendit të Kosovës, Nura tha se kjo çështje duhet të jetë ndër prioritetet kryesore për vendin, veçanërisht për ministrinë për Punë të Jashtme, raporton Klankosova.tv

 “Me të drejtë kërkojmë nga të gjitha institucionet e vendit që Gjykata Speciale të jetë në fokusin kryesor të angazhimit të tyre. Duhet mobilizim institucional dhe përgjegjësi shtetërore. Kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm temë e deklaratave publike, por duhet të jetë pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm dhe të koordinuar.

Në veçanti, Ministria e Punëve të Jashtme duhet ta ketë këtë çështje ndër prioritetet kryesore. Diplomacia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me diplomacinë shqiptare, duhet të jetë shumë më aktive, t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë diplomatike dhe të punojë vazhdimisht në informimin e partnerëve ndërkombëtarë për rëndësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj çështjeje.”

Nura tha se Kosova ka nevojë për katërshen e UÇK-së në Hagë, më shumë se sa vetë ata – prandaj s’duhet që shteti të qëndrojë indiferent, por t’i tejkalojë edhe dallimet politike.

“Ata që po gjykohen në Hagë nuk kanë aq shumë nevojë për ne sa ka nevojë vetë Kosova. Kjo nuk është vetëm çështje e individëve që po përballen me procesin gjyqësor, por prek edhe historinë tonë, luftën çlirimtare, dinjitetin dhe shtetin e Kosovës.

Nuk duhet të jemi indiferentë dhe as të kënaqemi me reagime të herëpashershme. Duhet unitet dhe bashkim institucional, përgjegjësi politike dhe angazhim i mirëfilltë diplomatik. Kjo është një çështje që kërkon përkushtim, përtej dallimeve politike.

Mbi të gjitha, kemi përgjegjësi ndaj vendit tonë, historisë dhe së vërtetës. Kosova duhet të jetë e pranishme dhe aktive në çdo hapësirë ku mund të kontribuohet për të vërtetën dhe të drejtën për Kosovën dhe dinjitetin e saj.”

Betejën e ish-krerëve në Apel, deputeti i PDK-së e krahasoi me atë të Skënderbeut.

“Kjo betejë për drejtësi i ngjan epokës së Skënderbeut, Gjergj Kastriotit, para 500 vitesh, atëherë kur ai mobilizoi popullin shqiptar për ta shpëtuar civilizimin evropian, i cili në atë kohë e shihte me admirim qëndresën e shqiptarëve.

Edhe tash, ne bëjmë betejën për drejtësi në Hagë, që nesër të mos akuzohen shtete mike dhe të ballafaqohen me gjykata ndërkombëtare për dënimin e luftës, gjoja se kanë krijuar e ndihmuar çlirimin e një populli për të krijuar një shtet mbi krimin.”

Në fund, ai tha se vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë e tregoi qartë se nuk respektohen të drejtat e njeriut, prandaj bëri thirrje që të angazhohet i madh e i vogël, që vendi të dalë faqebardhë.

“Vizita e djeshme e Jakup Krasniqit shfaq një angazhim që duhet ta marrim seriozisht, pasi që pas aktgjykimit në Hagë, trajtimi i të burgosurve do të ishte krejt ndryshe, pasi u pa qartë se nuk respektohen as liritë e as të drejtat e njeriut.

E shfrytëzoj rastin t’i bëj ftesë gjithë lobit shqiptar që të angazhohet kudo që është, që çështja e gjykatës të trajtohet me miqtë tanë, në mënyrë që Kosova të dalë faqebardhë nga ky proces”, ka deklaruar Nura. /Klankosova.tv

Lexo edhe

LEX | Rasti i 83 kilogramëve heroinë nga Turqia – lirohet nga akuza Muhamet Hasani, i mbrojtur nga Besnik R. Berisha

LEX | Rasti i 83 kilogramëve heroinë nga Turqia – lirohet nga akuza Muhamet Hasani, i mbrojtur nga Besnik R. Berisha

“Do t’u përgjigjemi sulmeve”, Putin kërcënon me hakmarrje për sulmet ndaj Urës së Krimesë pas takimit me Trumpin dhe Xi-në

“Do t’u përgjigjemi sulmeve”, Putin kërcënon me hakmarrje për sulmet ndaj Urës së Krimesë pas takimit me Trumpin dhe Xi-në

Kosovën e ka mbuluar terri, Tahiri: Mungesa e energjisë po e rëndon jetën e qytetarëve

Kosovën e ka mbuluar terri, Tahiri: Mungesa e energjisë po e rëndon jetën e qytetarëve