Nuk u pajtua me kërkesën e Prebezës, jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë

Nuk u pajtua me kërkesën e Prebezës, jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë

Nuk u pajtua me kërkesën e Prebezës, jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Sabri Xhigoli, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas situatës së krijuar në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”, ku kryetari i komunës, Valon Prebeza, kërkoi masa ndëshkuese ndaj drejtorit të shkollës dhe personelit që nuk mori pjesë në ceremoninë për nder të 28 Nëntorit.

Sponsor 3M Express

Gazeta Insajderi ka mësuar se Xhigoli ka vendosur të largohet nga kjo pozitë, pasi nuk është pajtuar me kërkesat e kryetarit Prebeza lidhur me stafin e gjimnazit.

Situata u krijua të enjten, gjatë ceremonisë komunale për shënimin e 28 Nëntorit, kur Prebeza kërkoi nga Drejtoria e Arsimit të ndërmarrë masa ndaj drejtorit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani” dhe personelit që nuk ishte i pranishëm në aktivitet.

Insajderi ka provuar ta kontaktojë vet Xhigolin, por i njëjti nuk e ka hapur telefonin.

Kryetari i Fushë Kosovës kishte kërkuar dorëheqjen e drejtorit të shkollës dhe ndëshkimin e punonjësve që munguan në ceremoni.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Jasharit i përfundon mandati në krye të FSK-së, Maqedonci: Do të veprojmë sipas ligji

Jasharit i përfundon mandati në krye të FSK-së, Maqedonci: Do të veprojmë sipas ligji

Hakerët depërtojnë në platformën kryesore kompjuterike të Forcave Ajrore amerikane, alarm për sigurinë ushtarake

Hakerët depërtojnë në platformën kryesore kompjuterike të Forcave Ajrore amerikane, alarm për sigurinë ushtarake

Emërimi i 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës – këta janë emrat

Emërimi i 15 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës – këta janë emrat