Mercedes-AMG ka prezantuar një veturë të veçantë, të krijuar në vetëm një ekzemplar, e cila do t’i dhurohet fitueses së turneut final të tenisit për femra, FAGE WTA Finals 2026.

Bëhet fjalë për modelin Mercedes-AMG SL 55 4Matic+, i personalizuar përmes programit “Manufaktur Made to Measure”. Vetura do t’i dorëzohet kampiones gjatë ceremonisë së trofeut, më 15 nëntor, në Indian Wells të Kalifornisë.
Modeli është realizuar me ngjyrën speciale “Ultraviolet”, të frymëzuar nga identiteti vizual i WTA-së, ndërsa pjesa e brendshme është e pajisur me lëkurë Nappa në ngjyrë Crystal White, elemente nga fibra e karbonit dhe mbështetëse koke me qëndisje të veçantë.
Gjithashtu, vetura do të ketë një pllakë të personalizuar me emrin e kampiones. Ky ekzemplar nuk do të jetë në shitje dhe nuk mund të porositet nga publiku.
Përkundër pamjes unike, në aspektin mekanik modeli mbetet i pandryshuar, duke ruajtur sistemin 4Matic+ me tërheqje në të gjitha rrotat dhe konfigurimin standard AMG.
Ndërkaq, fitueset e garës në kategorinë e çifteve nuk do ta fitojnë këtë model, por do të përfitojnë përdorimin falas të veturave Mercedes-Benz për 12 muaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




