Nuk pranoi të përgatiste pica me ananas, restoranti e largon nga puna kuzhinierin italian

Nuk pranoi të përgatiste pica me ananas, restoranti e largon nga puna kuzhinierin italian

Nuk pranoi të përgatiste pica me ananas, restoranti e largon nga puna kuzhinierin italian

Një kuzhinier italian ka humbur vendin e punës në një restorant në Brisbane të Australisë, pasi refuzoi të përgatiste pica me ananas, duke e konsideruar këtë veprim si fyerje ndaj kulturës së tij.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për Davide Tamburellan, i cili u pushua nga puna në muajin maj, nga restoranti tashmë i mbyllur “La Costa”, rreth dy javë pas një takimi me drejtuesit e tij. Takimi ishte thirrur pas disa ankesave të bëra lidhur me sjelljen e kuzhinierit.

Njëra prej ankesave kishte të bënte pikërisht me refuzimin e tij për të përgatitur pica me ananas për mysafirët gjatë një aktiviteti. Tamburella kishte argumentuar se udhëzimet e drejtuesve nuk duhej të zbatoheshin nëse, sipas tij, përbënin fyerje ndaj kulturës italiane.

Çështja mori vëmendje publike pasi kuzhinieri iu drejtua Komisionit Australian për Punë të Drejtë, duke pretenduar se largimi i tij nga puna ishte i padrejtë.

Në vendimin e publikuar të martën, komisioni bëri të ditur se Tamburella kishte refuzuar të përdorte ananas në pica, pasi “si italian, ai e konsideron vendosjen e ananasit në pica si fyerje ndaj kulturës së tij”.

Komisioni vuri në dukje se ky nuk ishte rasti i parë kur kuzhinieri kishte kundërshtuar përdorimin e këtij fruti në pica. Sipas vendimit, kjo ishte hera e tretë brenda katër vjetësh që ai kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë.

Më herët, Tamburella i kishte kërkuar shefit të tij që “të kontrollonte se sa e rëndësishme është për italianët të mos vendosin ananas në pica”.

Ironikisht, restoranti ku punonte kuzhinieri ndodhej në Queensland, shtetin që konsiderohet qendra e prodhimit të ananasit në Australi. Ky rajon prodhon të gjithë sasinë e ananasit që kultivohet në mënyrë komerciale në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

“Serbia na masakroi popullin, Specialja na masakroi të vërtetën” – OVL-UÇK proteston para zyrave të BE-së

Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

Alarme për bomba, aeroplanët detyrohen të ulen në Francë, Bullgari dhe Belgjikë

Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun

Klopp publikon listën e Gjermanisë për sfidat e nëntorit, rikthen Fullkrugun