Incizimet e publikuara së fundmi në media kanë rikthyer në vëmendje komunikimin mes Arlinda Zekajt dhe zyrtarëve policorë, në ditët para vrasjes së saj.

Sipas transkriptit të publikuar në emisionin MAT, Arlinda Zekaj ishte drejtuar në polici për të kërkuar zbatimin e vendimit për urdhërmbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj.
Gjatë bisedës me zyrtarin policor Faruk Muçolli, ajo shprehte shqetësimin për gjendjen e djalit të saj dhe kërkonte që të zbatohej aktvendimi. Në përgjigjet e tij, sipas transkriptit, polici i thoshte se nuk ishte i obliguar të merrej me të.
“A duhet të më vrasë mua Jetoni?”, ishte deklarata e Arlinda Zekajt, e cila, sipas raportimeve të publikuara, kishte ngritur shqetësimet e saj përpara se të vritej.
Arlinda Zekaj: Unë jam e interesuar, kur e pash djalin që është shkatërruar shëndeti mendor i djalit tem, s’keni vepru kurrgjë.
Faruk Muçolli: Sa herë shkove në Inspektorat ti për këtë situatë?
Arlinda Zekaj: Edhe miliona herë. Edhe flej aty.
Faruk Muçolli: A ke paraqitë kërkesë ndaj neve? A ke paraqit?
Arlinda Zekaj: Nuk di unë, jo s’di unë.
Faruk Muçolli: Nuk din? Sa herë më thirr inspektorati unë i them le të paraqet ankesë me shkrrim. Të kam thënë edhe atë ditë unë s’jam i obligum me u marrë me ty se kam obligime, sa herë po vjen pe lyp Farukin, potë del Faruki. Nuk jam i obligum, bindu se nuk jam.
Arlinda Zekaj: Faruk unë jam lodhë, duhet me zbatu aktvendimin, kaq shumë e thjeshtë është.
Faruk Muçolli: Unë konsideroj që na jem në rregull.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




