Nuk e pagoi gjobën prej 500 eurosh për dëmtim të varreve apo kufomave – ky është i arrestuari në Obiliq që përfundoi në burg

Një gjobë prej 500 eurosh, e shqiptuar për veprën penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave”, i ka kushtuar me 25 ditë burgim një personi në Obiliq. Për shkak se nuk e kishte paguar gjobën, ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë gjyqësore për ekzekutimin e dënimit, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Erol Zorjanin, i cili është arrestuar të premten, më 20 nëntor, rreth orës 11:30, në Obiliq.

Sipas informacioneve të siguruara, Zorjani ishte dënuar me gjobë prej 500 eurosh për veprën penale “Dëmtimi i varreve apo kufomave”.

Mirëpo, për shkak të mospagesës, gjoba i ishte zëvendësuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 25 ditësh.

Pas arrestimit në bazë të urdhëresës së Gjykatës, ai është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Nga informacionet e deritanishme nuk bëhen të ditura rrethanat konkrete të veprës penale për të cilën ishte dënuar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Unë gruan tem e kisha mshelë n’shpi, ajo që del n’klub…”, banori i BBVK-së shokon me deklaratën

“Unë gruan tem e kisha mshelë n’shpi, ajo që del n’klub…”, banori i BBVK-së shokon me deklaratën

175 policë certifikohen në trajnimin për ballafaqimin me turma

175 policë certifikohen në trajnimin për ballafaqimin me turma

Mallkimi i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit u përballen me dëmtime serioze pas triumfit në çmimin prestigjioz

Mallkimi i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit u përballen me dëmtime serioze pas triumfit në çmimin prestigjioz

Nuk e pagoi gjobën prej 500 eurosh për dëmtim të varreve apo kufomave – ky është i arrestuari në Obiliq që përfundoi në burg | Momenti