Gazetari Kron Sadiku ka komentuar lojën e Arlindës në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”, duke dhënë mendimin e tij për mënyrën se si ajo po prezantohet para kamerave.

Në emisionin “Big Cast” në Klan Kosova, Kroni u shpreh se Arlinda mund të mos jetë e kënaqur me veten kur ta shohë rrugëtimin e saj në këtë format televiziv.
“Te Linda, ajo vetë për veten s’ka me qenë e lumtur kur e sheh qysh është t’u e tregu veten. Në Big Brother nuk ka nevojë me i dhanë zor ma shumë se që duhet, e Linda po më doket që është t’u i dhanë zor”, deklaroi ai.
Më tej, gazetari foli edhe për raportin e banorëve me kamerat, duke theksuar se jo secili arrin të krijojë një prezencë të suksesshme në ekran.
Sipas tij, nëse kamera nuk të favorizon, është e vështirë të bëhesh personazh i rëndësishëm dhe i suksesshëm në televizion.
Kur moderatorja e pyeti nëse kjo deklaratë kishte të bënte edhe me Arlindën, Kroni e konfirmoi se po…
Për më shumë:





