EKSKLUZIVE | Rasti i pesë turqve të arrestuar në Prizren, Sinjali siguron videon e momentit kur 44-vjeçari futet dhunshëm në automjet

Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht një video-incizim që lidhet me rastin e rëndë në Prizren, për të cilin raportoi ditë më parë, ku një 44-vjeçar dyshohet se u sulmua me thikë dhe u mbajt kundër vullnetit të tij për rreth 12 orë.

Sponsor 3M Express

Në video-incizimin e siguruar nga Sinjali shihet momenti kur personi futet në një automjet të bardhë, pamje që hedhin dritë mbi rastin për të cilin Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë shtetasve turq.

Siç raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali, viktima dyshohet se ishte sulmuar fizikisht në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ishte futur me forcë në një automjet dhe më pas ishte dërguar në Prishtinë, ku ishte mbajtur kundër vullnetit të tij për rreth 12 orë.

Në mesin e personave të arrestuar janë Mehmet Perçem (38), Mustafa Danyildiz (47), Özdemir Riza (41), Dogan Mehmet Guven (43) dhe Kahya Süleyman (40).

Sipas raportimit të Sinjalit, viktima kishte deklaruar se gjatë sulmit kishte pësuar lëndime të shumta trupore, përfshirë edhe nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Po ashtu, ai kishte deklaruar se të dyshuarit e kishin detyruar të hiqte dorë nga punimet ndërtimore që po i kryente në një objekt banesor në Prizren.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të pesë të dyshuarve, me vendim të prokurorit të rastit, u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Rasti po hetohet për veprat penale “Shtrëngim”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Enver Bajraktari u gjet i groposur në një arë me misër në Baicë – aktakuzë ndaj Top Kolshit

LEX | Enver Bajraktari u gjet i groposur në një arë me misër në Baicë – aktakuzë ndaj Top Kolshit

​Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për blerje të rrymës, Ramadani: Me këto para do të ndërtohej një termocentral i ri

​Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për blerje të rrymës, Ramadani: Me këto para do të ndërtohej një termocentral i ri

Macron futet në lojë për ta rrëzuar Infantinon, synon ta vendosë Wengerin në krye të FIFA-s

Macron futet në lojë për ta rrëzuar Infantinon, synon ta vendosë Wengerin në krye të FIFA-s