“Nuk dal nga këtu pa të therur” – motra dyshohet se kërcënoi vëllain me thikë në Fushë Kosovë, 29-vjeçarja ndalohet për 48 orë

Një mosmarrëveshje mes motrës dhe vëllait në Fushë Kosovë ka marrë një kthesë të frikshme, pasi një 29-vjeçare dyshohet se ka kërcënuar me thikë vëllain e saj gjashtë vjet më të ri. Sipas denoncimit, ajo mbante një thikë në dorë kur ia drejtoi fjalët kërcënuese, ndërsa ndërhyrja e Policisë përfundoi me ndalimin e saj për 48 orë.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur të enjten, më 5 nëntor 2026, rreth orës 06:00 të mëngjesit, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Fushë Kosovë.

Ngjarja është raportuar në Polici rreth orës 06:35, pasi një 23-vjeçar kishte kërkuar ndihmë për shkak të kërcënimeve që pretendon se kishte marrë nga motra e tij.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, E.K. 29 vjeçar dyshohet se është përfshirë në një mosmarrëveshje verbale me vëllain e saj, E.K. 23 vjeçare, e cila më pas ka përshkallëzuar në kërcënime serioze.

“Nuk dal nga këtu pa të therur”, janë fjalët që, sipas deklarimit të vëllait, motra ia kishte drejtuar teksa mbante një thikë në dorë.

23-vjeçari ka deklaruar gjithashtu se motra e tij ka varësi nga substancat narkotike, rrethanë kjo e pretenduar nga ankuesi dhe që nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Pas raportimit, Policia ka intervistuar palët e përfshira dhe ka njoftuar Prokurorinë e Shtetit për rrethanat e incidentit.

Me vendim të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “Kanosje”, në kuadër të dhunës në familje, ndërsa 29-vjeçarja është ndaluar për 48 orë.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e përplasjes dhe pretendimet e paraqitura nga 23-vjeçari.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump kërcënon demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

Trump kërcënon demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

ICMG dhe Kosova drejt një takimi të ri para vendimit të 19 dhjetorit për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

ICMG dhe Kosova drejt një takimi të ri para vendimit të 19 dhjetorit për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’

Ndalohet një 43-vjeçar nga Koçani, zbardhen katër vjedhje të rënda nëpër shtëpi

Ndalohet një 43-vjeçar nga Koçani, zbardhen katër vjedhje të rënda nëpër shtëpi