Nufi: Isa Boletini, simbol i qëndresës kombëtare

Nufi: Isa Boletini, simbol i qëndresës kombëtare

Nufi: Isa Boletini, simbol i qëndresës kombëtare

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka nderuar figurën e Isa Boletinit në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke vlerësuar kontributin e tij në lëvizjen kombëtare dhe në organizimin e forcave të para të mbrojtjes së shtetit shqiptar.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Nufi e cilëson Boletinin si simbol të qëndresës kombëtare, luftëtar të lirisë dhe përkrahës të Ismail Qemalit.

Sponsor 3M Express

Nufi thekson se në rrugëtimin historik të vitit 1912, Isa Boletini përfaqësonte Kosovën dhe aspiratën për liri të shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre në Ballkan.

Sipas Nufit, kontributi i tij vijoi edhe pas Shpalljes së Pavarësisë, përmes organizimit të forcave të armatosura në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës dhe rolit në krijimin e Gardës së parë Kombëtare.

“Nëse Ismail Qemali mishëron vizionin politik dhe urtësinë diplomatike të themelimit të shtetit shqiptar, Isa Boletini mishëron forcën, guximin dhe sakrificën e atyre që luftuan për ta bërë të mundur atë”, thuhet në mesazh.

Ministri i Mbrojtjes thekson se Isa Boletini mbetet një prej figurave themelore të historisë ushtarake shqiptare, duke përfaqësuar vlerat e nderit, besës, trimërisë dhe përkushtimit ndaj atdheut.

“Sepse Pavarësia u shpall në Vlorë, por për të ishte luftuar në mbarë trojet shqiptare. Lavdi atyre që luftuan për lirinë e kombit! Gëzuar 28 Nëntorin!”, përfundon mesazhi.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kosova mposhtet nga Bjellorusia, të dielën luan për vendin e tretë

Kosova mposhtet nga Bjellorusia, të dielën luan për vendin e tretë

Paraburgosen tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”

Paraburgosen tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”

Ekskluzive: Flet menaxheri i Sharrit për raportin e tij me Anjezën brenda shtëpisë së BBVK

Ekskluzive: Flet menaxheri i Sharrit për raportin e tij me Anjezën brenda shtëpisë së BBVK