Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë tronditi Los Angelesin herët të shtunën në mëngjes.

USGS raportoi epiqendrën e tërmetit rreth 6 kilometra në perëndim të Manhattan Beach me një thellësi prej rreth 12 kilometrash.
Agjencia fillimisht raportoi se ishte një tërmet me magnitudë 5.2 ballë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dy tërmete të tjera u ndjenë pranë atij më të madhit – të cilat ishin me magnitudë 2.5 dhe 3.
Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angeles tha se është në “modalitet tërmeti” dhe do të shqyrtojë zonat për dëme.
“Në përputhje me protokollin, LAFD tani është në modalitet tërmeti, ndërsa personeli nga të gjitha 106 stacionet e zjarrfikësve të lagjeve kryen një studim strategjik nga toka, ajri dhe deti i distrikteve të tyre, duke shqyrtuar infrastrukturën kritike dhe zonat me shqetësim lokal në të gjithë juridiksionin tonë prej 470 miljesh katrore të Qytetit të Los Angeles”, shkroi agjencia.
“Sapo të përfundojë ky proces dhe të konsolidohen raportet, duke supozuar se nuk ka dëme të konsiderueshme,…”, shtuan ata.
Agjencia shtoi se “aktualisht nuk ka raporte fillestare për dëme strukturore ose lëndime”.
Ndërkohë, edhe Shërbimi Kombëtar i Motit tha se nuk ka kërcënim për cunami si pasojë e tërmetit. /Telegrafi/





