Nju Jorku merr vendim historik, 28 Nëntori do të shënohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë

Nju Jorku merr vendim historik, 28 Nëntori do të shënohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë

Nju Jorku merr vendim historik, 28 Nëntori do të shënohet çdo vit si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë

Qyteti i Nju Jorkut do të shënojë zyrtarisht çdo 28 nëntor Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, pas miratimit të një rezolute nga Këshilli Bashkiak, duke i dhënë kësaj feste kombëtare një vend të përhershëm në kalendarin e qytetit amerikan.

Sponsor 3M Express

Shënimi i parë zyrtar sipas kësaj rezolute do të bëhet këtë të shtunë, kur shqiptarët në mbarë botën festojnë 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Këshilli Bashkiak e miratoi rezolutën më 19 nëntor, ndërsa më 23 nëntor ftoi komunitetin shqiptar në Nju Jork për të festuar në ambientet e Bashkisë së qytetit, shkruan First Balkan Media.

Rezoluta u sponsorizua nga anëtarja e Këshillit Bashkiak, Amanda Farías, së bashku me koleget e saj, Shirley Aldebol dhe Farah N. Louis.

Mbi një shekull prani shqiptare në Nju Jork

Shqiptarët filluan të vendoseshin në Nju Jork në fillim të viteve 1920, duke ndërtuar ndër dekada një komunitet të madh dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të qytetit.

Sipas vlerësimeve të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, sot mbi 100 mijë persona me prejardhje shqiptare jetojnë në pesë distriktet e Nju Jorkut, me një përqendrim veçanërisht të madh në Bronx dhe Staten Island.

Përmes rezolutës, Këshilli Bashkiak njeh kontributin e brezave të shqiptarëve në themelimin e bizneseve dhe institucioneve kulturore, si dhe në pasurimin e jetës së qytetit, transmeton Telegrafi.

Në dokument theksohet gjithashtu se zona metropolitane e Nju Jorkut është shtëpia e komunitetit më të madh shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhjet historike ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së

Më 28 nëntor të vitit 1912, delegatët shqiptarë u mblodhën në Vlorë, ku Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Pas Luftës së Parë Botërore, presidenti amerikan Woodrow Wilson mbështeti pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, ndërsa në korrik të vitit 1922, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara vendosën marrëdhënie diplomatike.

Vendimi i Nju Jorkut për ta përfshirë përgjithmonë 28 Nëntorin në kalendarin e qytetit përbën një tjetër vlerësim për trashëgiminë, identitetin dhe kontributin e komunitetit shqiptar në SHBA./Telegrafi/

Lexo edhe

Në gjah me Nuredin Ibishin – Lekën dhe gjahtarët e Prishtinës, më shumë qejf se gjueti (VIDEO)

Në gjah me Nuredin Ibishin – Lekën dhe gjahtarët e Prishtinës, më shumë qejf se gjueti (VIDEO)

Për herë të parë, Fushë Kosova dhe Vlora mbajnë seancë të përbashkët (VIDEO)

Për herë të parë, Fushë Kosova dhe Vlora mbajnë seancë të përbashkët (VIDEO)

Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje

Hoxhaj për vdekjen e Strobe Talbott: Kosova do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje