Njeriu i ri komunist shqiptar: Vëllezërit e mi janë të ndyrë!

Njeriu i ri komunist shqiptar: Vëllezërit e mi janë të ndyrë!

Njeriu i ri komunist shqiptar: Vëllezërit e mi janë të ndyrë!

Nga: Kastriot Dervishi

Sponsor 3M Express

Dy vëllezër ishin të dënuar për arsye politike. I treti përjashtohet nga partia dhe internohet. I fundit i shkruan letër shokut Enver duke kërkuar rikthimin në parti. Vëllezërit i quante “të ndyrë”, se se nuk i bënte kurrë shokë etj. Shndërrimi i njeriut … Natyrisht shoku Enver nuk e lexoi fare letrën.

Pjesë nga letra e gjatë vitit 1977:

“Por edhe ky maskara mundi të maskonte fytyrën e vet të ndyrë, ndryshe ia kishim bërë varrin vetë. Edhe këtij vëllai armik nuk i kam bërë asnjë mbështetje apo ndihmë të çfarëdoshme.

Të dy këta fatkeqësisht vëllezërit e mi i kam dënuar, i dënoj dhe do t’i dënoj për mosmirënjohjen e thellë që treguan ndaj Partisë e pushtetit, që i nxorën në dritë, për spekulimin e madh që bënë në kurriz të nderit e dinjitetit të familjes dhe rrethit tonë familjar, për njollën e madhe që u vunë prindërve të mi shumë të nderuar, të ndershëm, bujarë, zemërgjerë, që as në ëndërr nuk mund ta mendonin armiqësinë e dy prej bijve të tyre, por që pavarësisht nga këto që ndodhën, ata mbeten gjer në vdekje me Partinë; unë i njoh mirë prindërit e mi. S’ka si të mos dënoj dhe urrej shkaktarët e përjashtimit tim nga Partia, këta dy vëllezër të këqij që më shkulën zemrën e më varrosën politikisht. Vëllezër të tillë nuk i bëj kurrë shokë”.

Lexo edhe

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një tjetër”, Endrit Thaçi reagon pas dënimit të babait të tij

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një tjetër”, Endrit Thaçi reagon pas dënimit të babait të tij

“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit

“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit

Boksieri irlandez humb jetën pas lëndimeve të rënda në ring

Boksieri irlandez humb jetën pas lëndimeve të rënda në ring