Lajm i mirë për Juvën, lëndimi i Zhegrovës nuk është serioz

Lajm i mirë për Juvën, lëndimi i Zhegrovës nuk është serioz

Lajm i mirë për Juvën, lëndimi i Zhegrovës nuk është serioz

Sulmuesi i Juventusit u detyrua ta ndërpriste grumbullimin me Kombëtaren e Kosovës, pasi pësoi një lëndim që ia pamundësoi paraqitjen në ndeshjen ndaj Izraelit.

Megjithatë, nga Italia vijnë sinjale inkurajuese për gjendjen e futbollistit kosovar.

Sponsor 3M Express

Gazeta prestigjioze “Gazzetta dello Sport” raporton se situata e Zhegrovës nuk paraqet shqetësim të madh dhe se rikthimi i tij në stërvitje mund të ndodhë shumë shpejt.

Sipas këtyre raportimeve, 26-vjeçari pritet të rifillojë punën që nesër, fillimisht me një program të veçantë dhe larg pjesës tjetër të skuadrës. Nëse gjithçka shkon sipas planit, ai më pas mund t’i bashkohet grupit të plotë.

Para rikthimit, Zhegrova do t’u nënshtrohet edhe kontrolleve mjekësore për të vlerësuar saktësisht gjendjen e tij fizike.

Në kampin e Juventusit shpresojnë që futbollisti të rikuperohet në kohë për ndeshjen e ardhshme ndaj Venezias, megjithëse gatishmëria e tij do të varet nga rezultatet e ekzaminimeve dhe ecuria e rikuperimit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një tjetër”, Endrit Thaçi reagon pas dënimit të babait të tij

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një tjetër”, Endrit Thaçi reagon pas dënimit të babait të tij

“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit

“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit

Boksieri irlandez humb jetën pas lëndimeve të rënda në ring

Boksieri irlandez humb jetën pas lëndimeve të rënda në ring