Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete të premten në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana bëri të ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve, të cilat do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Pllana.
Rrethanat e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.
Burimi: Dukagjini




