Një punëtor i Raiffeisen Bankës qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

Të dhënat e gjendjes bankare dhe transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, janë shpërndarë nga një punonjës i Bankës “Raiffaisen”.

Sponsor 3M Express

Nga Zyra për Media e Komunës së Prishtinës kanë bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën Express se nga vetë banka në fjalë ua kanë konfirmuar se punonjësi në fjalë, është larguar nga puna pas ankesës së Ramës për një gjë të tillë.

“Kryetarit Rama i është konfirmuar se një punonjës i Raiffeisen Bank është qasur pa autorizim në llogarinë bankare të tij dhe ka shpërndarë të dhëna personale nga llogaria e tij. Për këtë shkelje të rëndë, kryetari Rama ka  dorëzuar ankesë zyrtare dhe ka kërkuar sqarime nga banka. Sipas Raiffeisen Bank, punonjësi i gjinisë mashkull, përgjegjës për këtë shkelje të rëndë është identifikuar dhe është larguar nga puna”, kanë thënë Komuna e Prishtinës.

“Kryetari Rama do të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj Raiffeisen Bank dhe punonjësit përgjegjës për qasjen pa autorizim në të dhënat e llogarisë së tij bankare dhe shpërndarjen e të dhënave dhe transaksioneve. Ndaj bankës do të kërkohet përgjegjësi për shkeljen e detyrimeve ligjore për ruajtjen e konfidencialitetit bankar dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Për veprimet e punonjësit do të kërkohet vlerësimi i përgjegjësisë penale sipas neneve 199 dhe 200 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kryetari do të kërkojë gjithashtu kompensim për dëmin e shkaktuar nga cenimi i privatësisë dhe dëmtimi i reputacionit të tij publik”, vijon përgjigjja e tyne.

Për këto deklarime të Komunës së Prishtinës, nuk ka pasur ndonjë reagim publik e as përgjigje nga Raiffesen Bank.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Izraeli publikon listën për ndeshjen me Kosovën, dy futbollistë marrin ftesën e parë

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

Vendosen fotografi të uniformave të Policisë në ulëset e ministrave: Pesë vjet po presin për pajisje të reja

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike gjatë dimrit, paralajmëron rritje të konsumit