Një person gjobitet me 500 euro në Prizren pasi dogji mbeturinat në hapësirë të hapur

Një person gjobitet me 500 euro në Prizren pasi dogji mbeturinat në hapësirë të hapur

Një person gjobitet me 500 euro në Prizren pasi dogji mbeturinat në hapësirë të hapur

Një person është gjobitur me 500 euro nga Policia e Kosovës, pasi kishte djegur mbeturina në një hapësirë të hapur në lagjen Arbana të Prizrenit.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 6 tetor 2026, kur zyrtarët policorë të Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë patrullimit, kanë hasur personin duke djegur mbeturinat që i kishte mbledhur në fushë.

“Patrulla policore, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka gjobitur kundërvajtësin me 500 euro gjobë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka rikujtuar qytetarët se ndezja e zjarreve në hapësira të hapura paraqet rrezik për përhapjen e zjarrit dhe mund të rrezikojë pronën dhe qytetarët, ndërsa njëkohësisht shkakton ndotje të ambientit.

Sipas Policisë, edhe në rastet kur nga ndezja e zjarrit nuk dëmtohet prona apo nuk rrezikohen qytetarët, ky veprim konsiderohet kundërvajtje dhe ndaj personave përgjegjës do të ndërmerren masa në përputhje me ligjet në fuqi. /Telegrafi/

Lexo edhe

FSK reagon pas raportimit ekskluziv të Sinjalit: Ushtari ka pësuar lëndime të lehta

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Maran dhe Ismajli flasin me tone optimiste para ndeshjes me Finlandën

Një person gjobitet me 500 euro në Prizren pasi dogji mbeturinat në hapësirë të hapur | Momenti