Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të vdekjes në Prizren.

Në raportin 24-orësh është njoftuar se pasditen e së shtunës një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Prizren / 14.11.2026 – 17:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima m/k. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me kërkesë të familjarëve trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv




