Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm ndaj dy personave zyrtarë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm ndaj dy personave zyrtarë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulm ndaj dy personave zyrtarë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit S. K., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Sponsor 3M Express

I pandehuri S.K. dyshohet që me datë 17.11.2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Martirët e Gjilanit” në Gjilan, i ka sulmuar personat zyrtarë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, të dëmtuarit Zh. S. dhe R. J. – shpërndarës në Gjykatën Themelore në Gjilan, në atë mënyrë që, derisa të dëmtuarit janë ndalur në  lagjen e “Zabelit” me qëllim të gjetjes së një adrese dhe personit me emër L. K. dhe nga vetura i dëmtuari e ka pyetur të pandehurin nëse e njeh personin L. K..

“Në atë moment, i pandehuri afrohet te dera e veturës dhe fillon ta godasë me grushte, duke e kapur për bluze dhe duke e goditur me dorën tjetër, nga vetura del i dëmtuari R. i cili tenton ta ndalojë, por e godet edhe të dëmtuarin R. me grusht në kokë dhe largohet, ku i dëmtuari Zh. ka pësuar lëndime të lehta trupore, për shkak të të cilave ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan – Emergjencë”, thotë Gjykata.

Më këto veprime, Gjykata thotë se i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, ndërsa masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Nis rrënimi i gjashtë objekteve pa leje në Ujman, katër veranda dhe dy shtëpi