Gentian Gjiknuri në Business Reset 2026: “Transformimi i një biznesi nuk fillon nga teknologjia, fillon nga vetë biznesi”

Gentian Gjiknuri në Business Reset 2026: “Transformimi i një biznesi nuk fillon nga teknologjia, fillon nga vetë biznesi”

Gentian Gjiknuri në Business Reset 2026: “Transformimi i një biznesi nuk fillon nga teknologjia, fillon nga vetë biznesi”

String, kompania me 15 vite eksperiencë në zgjidhje softuerike për menaxhimin e biznesit, ishte një nga prezencat më të spikatura në edicionin e parë të Business Reset, eventit rajonal B2B që mblodhi në Hotel Marriott Tirana mbi 400 pjesëmarrës nga 176 kompani. Si Gold Sponsor i konferencës, String u përfaqësua nga CEO Gentian Gjiknuri, i cili mbajti një nga fjalimet kryesore të ditës dhe drejtoi dy workshop-e praktike për drejtuesit e bizneseve.

Sponsor 3M Express

Gjashtë muaj inventar, të kryer për tetë orë

Gjiknuri e nisi fjalimin me një histori nga viti 2015, kur String implementoi për Agna Group sistemin e gjurmimit të produkteve të Nestlé. Në magazinë, inventari i nisur në tetor nuk kishte përfunduar pas gjashtë muajsh, ndërsa çifti që e drejtonte nuk kishte bërë pushime bashkë prej 12 vitesh, sepse njëri duhej të rrinte gjithmonë pranë mallit. Me sistemin e ri, i njëjti inventar u krye për tetë orë.

Për ta, kjo nënkuptonte pushimet e para së bashku. Për kompaninë, nënkuptonte standarde ndërkombëtare të përmbushura, asnjë produkt të skaduar harruar në raft, trajnim të stafit të ri për 10 minuta në vend të tre muajve dhe procese që kryhen për gjysmën e kohës. Sot, String ka qindra histori të tilla suksesi në çdo industri, nga shitja me pakicë dhe farmaceutika te hoteleria dhe ndërtimi.

Mesazhi kryesor për dëgjuesit ishte i qartë: “Transformimi i një biznesi nuk fillon nga teknologjia, fillon nga vetë biznesi”, – tha Gjiknuri. Sipas tij, ky transformimi nis me kuptimin e proceseve, të njerëzve, të klientëve dhe partnerëve, si dhe të pikave ku kompania humbet kohë, informacion apo kontroll.

ERP-ja, automatizimi dhe inteligjenca artificiale janë mjete jashtëzakonisht të fuqishme, theksoi ai, por vetëm kur dihet qartë cili problem duhet zgjidhur me to. Gjiknuri ndau me sallën se një nga momentet më të vlefshme në marrëdhënien me një klient është kur biseda nuk sillet më rreth software-it, por rreth pyetjeve thelbësore: si merret një vendim më shpejt, si shihet i gjithë biznesi në një vend, si eliminohet puna që nuk krijon vlerë, si rritet kompania pa rritur në të njëjtën masë kompleksitetin dhe, mbi të gjitha, si u jepen njerëzve mjete më të mira për punën e tyre.

Udhëzime të njëjta por rezultate të ndryshme

Pjesëmarrësit u ftuan të bënin një ushtrim të shkurtër, ku me sytë mbyllur dhe një fletë A4 në duar, të gjithë ndoqën të njëjtat udhëzime. Kur ata hapën sytë, u vu re se rezultatet e fletës ishin të ndryshme. Por, si ndodhi kjo? Ushtrimi tregoi në mënyrë të thjeshtë atë që ndodh shpesh në biznes, mungesa e një pamje të përbashkët e rezultatit që duhet të arrijnë. Kur një kompani rritet më shpejt se strukturat që e mbështesin, njerëzit mund të punojnë fort dhe me qëllime të përbashkëta, por të arrijnë rezultate të ndryshme. Problemi, sipas tij, nuk qëndron te njerëzit, por te mungesa e proceseve të qarta, koordinimit dhe informacionit të përbashkët. Rritja e një biznesi matet jo vetëm me numrin e klientëve apo transaksioneve, por me aftësinë për ta menaxhuar kompleksitetin pa humbur kontrollin.

Dy workshop-e mbi Odoo dhe automatizimi i proceseve të biznesit

Krahas fjalimit, String drejtoi dy nga nëntë workshop-et e konferencës, të dyja në sallën Tech. Në sesionin e pasdites (15:00–16:25), Gentian Gjiknuri prezantoi “How to Adapt Odoo to Your Team’s Needs: From Hiring to Performance”, duke treguar si mund të përshtatet Odoo me nevojat e ekipit, nga rekrutimi deri te matja e performancës. Në sesionin e mbrëmjes (18:00–19:15), workshop-i “How to Adapt Your ERP to Your Business Processes: Auditing, Integration and Customization with Odoo” u ndal te auditimi i proceseve, integrimi dhe përshtatja e ERP-së sipas mënyrës si funksionon çdo biznes. Të dyja sesionet e kthyen mesazhin e fjalimit në hapa konkretë për pjesëmarrësit: së pari kuptohen proceset dhe njerëzit, pastaj teknologjia përshtatet me to.

Business Reset u mendua për një gjë që drejtuesit e bizneseve rrallë e kanë: disa orë larg urgjencave të përditshme, për ta parë kompaninë e tyre nga një perspektivë tjetër dhe për të hedhur dritë mbi të ardhmen e biznesit dhe tregun të gjerë. Sipas Gentian Gjiknurit, suksesi i ditës nuk matet me numrin e prezantimeve, por me atë që ndodh të nesërmen në zyrë: një ide që sfidon mënyrën e vjetër të punës, një proces që vendos ta ndryshosh, një vendim që nis ta zbatosh menjëherë.

Business Reset lindi nga një ide e thjeshtë, por e guximshme: t’u japë drejtuesve të bizneseve disa orë larg urgjencave të përditshme, për ta parë kompaninë e tyre nga një kënd tjetër. Që kjo ide të bëhej realitet, duhej një partner që ndante të njëjtin vizion. String, si mbështetësi kryesor i Business Reset 2026, besoi te ky vizion dhe te qëllimi i tij, dhe së bashku me organizatorët e ktheu atë në një ditë që mblodhi mbi 400 pjesëmarrës nga 176 kompani. String nuk erdhi në Business Reset për të folur për software, por për të nisur një bisedë më të rëndësishme: si ndërtohet kompania që do të na duhet nesër. Ose, siç e tha vetë Gjiknuri: “Një reset nuk është fundi i diçkaje. Është momenti kur vendos se si dëshiron të vazhdosh më mirë.”

Lexo edhe

Ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nën hetim, dyshohet se u paraqit si avokate pa licencë

Ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nën hetim, dyshohet se u paraqit si avokate pa licencë

“Mos na harroni” – thirrja prekëse e qindra fëmijëve palestinezë drejtuar botës

“Mos na harroni” – thirrja prekëse e qindra fëmijëve palestinezë drejtuar botës

Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit

Bajrami: Nga sot reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit