Një mesazh mund ta bllokojë plotësisht telefonin tuaj

Një mesazh mund ta bllokojë plotësisht telefonin tuaj

Një mesazh mund ta bllokojë plotësisht telefonin tuaj

Një dobësi e re e sigurisë në Android, e njohur si “SMS of Death” (SMS-i i vdekjes), mund ta bëjë telefonin plotësisht të papërdorshëm përmes një mesazhi të zakonshëm.

Sponsor 3M Express

Dobësia u zbulua nga studiuesi i sigurisë Mark Blaszczyk.

Sipas tij, mesazhi i krijuar posaçërisht mund të shkaktojë rrëzimin e sistemit që menaxhon telefonatat, duke ndërprerë edhe thirrjet drejt numrave emergjentë.

Rreth 20 mesazhe të tilla mund ta fusin telefonin në një cikël të pafund rinisjesh, të njohur si bootloop.

Madje, as rikthimi i pajisjes në gjendjen fillestare nuk garanton zgjidhjen e problemit.

Studiuesi thotë se dobësia prekte pajisjet Google Pixel dhe Samsung Galaxy me versione të Android nga 12 deri në 16.

Google e ka klasifikuar problemin si kritik.

Përdoruesit që kanë instaluar përditësimet më të fundit janë të mbrojtur, ndërsa telefonat me versione të vjetra ose pa mbështetje softuerike mund të mbeten të rrezikuar.

Ekspertët rekomandojnë instalimin e menjëhershëm të përditësimeve të sigurisë për të shmangur këtë problem.

Lexo edhe

Një çarje e vogël në zorrën e trashë mund të rrezikojë jetën: Kur operacioni urgjent bëhet i domosdoshëm?

Një çarje e vogël në zorrën e trashë mund të rrezikojë jetën: Kur operacioni urgjent bëhet i domosdoshëm?

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Barcelona fiton me rezultat të thellë kundër Alaves

Milan e fiton derbin ndaj Inter

Milan e fiton derbin ndaj Inter