Një gjyqtar sllovak do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Izrael

Një gjyqtar sllovak do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Izrael

Një gjyqtar sllovak do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë – Izrael

UEFA ka caktuar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sponsor 3M Express

Gjyqtar kryesor i kësaj përballjeje do të jetë sllovaku Ivan Kruzliak, i cili do të ketë përgjegjësinë për ta drejtuar takimin mes dy përfaqësueseve.

Në këtë detyrë ai do të ndihmohet nga bashkëkombësit Branislav Hancko dhe Jan Pozor, të cilët janë caktuar si gjyqtarë anësorë.

Ndërkohë, gjyqtar i katërt do të jetë po ashtu sllovaku Peter Kralović, duke bërë që pjesa kryesore e ekipit të arbitrimit në fushë të përbëhet nga gjyqtarë sllovakë.

UEFA ka caktuar edhe zyrtarët e teknologjisë VAR. Përgjegjës për sistemin VAR do të jetë skocezi Andrew Dallas, ndërsa ndihmës i tij do të jetë sllovaku Martin Dohal.

Ndeshja Kosovë – Izrael zhvillohet të shtunën, nga ora 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku “Dardanët” do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Lexo edhe

Ukraina nis sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, në shënjestër edhe Moska – mbyllen katër aeroportet

Ukraina nis sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, në shënjestër edhe Moska – mbyllen katër aeroportet

Adelina Tahiri publikon fotografi provokuese, shfaqet me një fustan të shkurtër

Adelina Tahiri publikon fotografi provokuese, shfaqet me një fustan të shkurtër

Kurti diskuton me Carney-n për bashkëpunimin Kosovë–Kanada

Kurti diskuton me Carney-n për bashkëpunimin Kosovë–Kanada