Një fotografi me armë të dyshuar AK-47 vë në lëvizje Policinë në Gjakovë – bastiset shtëpia e një të riu, por arma nuk gjendet

Një fotografi e siguruar nga Policia, ku shihet një i ri duke mbajtur në dorë një armë të gjatë, që dyshohet të jetë e tipit AK-47, ka bërë që hetuesit në Gjakovë të nisin një rast penal dhe të kontrollojnë shtëpinë e personit që shfaqej në fotografi.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti lidhet me një të ri të lindur në vitin 2008, nga fshati Skivjan i Gjakovës, ndaj të cilit janë zhvilluar veprime hetimore për dyshimin e posedimit të paautorizuar të armëve.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, fotografia kishte mbërritur në njësinë e hetimeve përmes rrugëve operative. Në të shihej një person duke mbajtur një armë të gjatë, për të cilën është ngritur dyshimi se mund të ishte AK-47.

Pas sigurimit të fotografisë, hetuesit kanë ndërmarrë veprime për sqarimin e rastit dhe identifikimin e armës.

Më 21 tetor 2026, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Gjatë intervistimit, ai ka mohuar se e posedonte armën që shihej në fotografi.

Pas deklarimit të tij, Policia ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse, me pëlqimin e pronarit të pronës.

Por kontrolli nuk ka rezultuar me gjetjen e armës. Sipas informatave policore, gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë send tjetër i kundërligjshëm.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim me Prokurorin e Shtetit.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Mbetet të sqarohet nëse arma e shfaqur në fotografi është armë e vërtetë zjarri, kujt i përket dhe në çfarë rrethanash është realizuar fotografia.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ylli i spektakleve televizive, Kristin Cavallari u arrestua për shpejtësi tej normave të lejuara në Tennessee: Ajo po ngiste me 132 km/orë në autostradë

Ylli i spektakleve televizive, Kristin Cavallari u arrestua për shpejtësi tej normave të lejuara në Tennessee: Ajo po ngiste me 132 km/orë në autostradë

Çfarë preferojnë më shumë të studiojnë studentët në Zvicër?

Çfarë preferojnë më shumë të studiojnë studentët në Zvicër?

Aksion kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës

Aksion kundër kontrabandës me mallra në veri të Kosovës