Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët ndodhen në Kosovë dhe kanë të drejtë vote në këto komuna, që të udhëtojnë nesër drejt vendlindjes për të marrë pjesë në votime.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u ka kërkuar votuesve që të mbështesin numrin 17, përkatësisht “Koalicionin Shqiptar”.
Ai bëri të ditur se më 29 shtator kishte pritur në zyrën e tij drejtuesit e subjekteve politike shqiptare, takim që, sipas tij, përfundoi me marrëveshjen për garim të përbashkët në një listë zgjedhore.
Kurti theksoi se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë të drejtë të ndërtojnë jetën në vendlindje me mundësi të barabarta, duke bërë thirrje për pjesëmarrje demokratike përballë diskriminimit dhe përjashtimit.
“Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, shkroi Kurti në mesazhin e tij drejtuar votuesve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




