Nis punën grupi për strategjinë e Apelit në Hagë, Konjufca: Do ta mbrojmë të vërtetën e luftës sonë çlirimtare

Grupi punues për hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore për procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka mbajtur të martën mbledhjen konstituive.

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, i cili udhëheq këtë grup, ka bërë të ditur se gjatë mbledhjes janë diskutuar drejtimet kryesore të strategjisë, janë caktuar grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe është përcaktuar plani i përgjithshëm i punës.

Sponsor 3M Express

Konjufca ka thënë se shteti i Kosovës do t’u ofrojë mbështetje të plotë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në procedurat e apelit, si dhe do të angazhohet për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare në arenën ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se UÇK-ja i bashkon qytetarët përtej dallimeve dhe se institucionet e Kosovës dhe forcat politike kanë përgjegjësi të qëndrojnë të bashkuara në mbrojtjen e saj.

“Angazhimi ynë është që krerët e luftës sonë çlirimtare ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel. Krahas kësaj mbështetjeje, do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën e luftës sonë çlirimtare në arenën ndërkombëtare dhe do të kundërshtojmë çdo përpjekje për shtrembërimin e saj. UÇK-ja na bashkon të gjithëve përtej dallimeve, sepse lufta e saj çlirimtare qëndron në themelet e lirisë dhe të shtetit tonë. Në këtë betejë, të gjitha institucionet e Republikës dhe forcat politike kanë përgjegjësi dhe do të qëndrojnë të bashkuara, me përkushtimin dhe vendosmërinë që kërkon mbrojtja e një të drejte historike të popullit tonë”, ka shkruar ai.

Qeveria e Kosovës e ka formuar këtë grup punues më 14 tetor, me qëllim të hartimit dhe bashkërendimit të strategjisë shtetërore për procedurat e apelit në rastin e katërshes së UÇK-së në Dhomat e Specializuara.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Gërvallës “s’i interesojnë” kërkesat e protestuesve për dorëheqje, vazhdon me postime për çështje të tjera

Gërvallës “s’i interesojnë” kërkesat e protestuesve për dorëheqje, vazhdon me postime për çështje të tjera

Para Qeverisë kërkohet dorëheqja e saj, Gërvalla vazhdon me postime për çështje të tjera

Para Qeverisë kërkohet dorëheqja e saj, Gërvalla vazhdon me postime për çështje të tjera

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, jep lajmin e mirë për Erjon Vishkullin

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, jep lajmin e mirë për Erjon Vishkullin