Ka nisur protesta në qytetin e Pejës kundër vrasjes së grave, pas rastit të rëndë të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë.




Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie për rastin.
Gjatë protestës, protestuesit kanë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe këpucët e zyrtarëve policorë, ndërsa kanë brohoritur vazhdimisht “Marre”.
Ata do të marshojnë drejt Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë.
Protesta zhvillohet në shenjë revolte ndaj dhunës dhe vrasjes së grave, si dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale për mosveprimet e mundshme në rastin e Arlinda Zekajt.
Marshimi në Pejë është pjesë e reagimeve qytetare që po mbahen në Kosovë, me kërkesë për drejtësi, mbrojtje dhe siguri për gratë. /Telegrafi/




