Në Brezovicë po mbahet Forumi Ekonomik Brezovica 2026, edicioni i dytë, i cili këtë vit ka në fokus integrimin ekonomik rajonal, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bizneseve.

Forumi i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka mbledhur pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, përfshirë përfaqësues të institucioneve, bizneseve dhe diasporës, të cilët e shohin Kosovën si një vend me potencial për investime.
Sipas agjendës së publikuar, gjatë forumit do të trajtohen tema që ndërlidhen me bashkëpunimin me diasporën, mundësive për investime lokale dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në biznes.
Në program është paraparë gjithashtu prezantimi i platformës B2B, e cila synon lidhjen e bizneseve vendore me sipërmarrësit dhe investitorët nga diaspora, si dhe diskutim mbi rolin e komunave në krijimin e mundësive të reja për investime.
Forumi Ekonomik Brezovica 2026 po mbahet më 18 dhe 19 nëntor, në Hotel Brezovica, me synimin e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik dhe promovimit të mundësive për zhvillim të biznesit në Kosovë. /Klankosova.tv





