Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi po kalon në një formë të jashtëzakonshme, duke e dëshmuar këtë edhe sonte me një tjetër fitore bindëse në ring.

Spektakël i vërtetë në “SCHARRena” të Stuttgartit! Nipi i legjendës së boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka triumfuar ndaj venezuelianit Ricardo Guarapana, duke e nokautuar në raundin e tretë.
Me këtë fitore, Ardian Krasniqi regjistron suksesin e 14-të në karrierën e tij profesioniste, në po aq meçe të zhvilluara.
Krasniqi i bëri krenarë shqiptarët me paraqitjen e tij në ring, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë dhe ambiciet për të vazhduar rrugëtimin drejt majave të boksit profesionist.
Burimi: Insajderi




