Banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Antoneta dhe Nichi, janë përballur me klipet që shfaqnin sjelljen e këtij të fundit pas koncertit të organizuar brenda shtëpisë me këngëtaren Lori.

Pas shfaqjes së pamjeve, Nichi i kërkoi falje Antonetës për fjalët dhe veprimet e tij, duke thënë se kishte reaguar nga mllefi dhe se mendon se është shfrytëzuar nga situata.
“Ju kam kundërvënë kësaj dhe atyre, duke e shprehur mllefin në një mënyrë shumë të keqe. Asgjë nuk e arsyeton atë që kam bërë. Me idenë time në kokë, për t’i treguar se po e shoh, rashë në përfundimin se kjo ka luajtur me mua, se u jepke hapësirë atyre dhe mendoj që jam shfrytëzuar”, tha Nichi.





