Nichi dhe Anjeza kanë pasur një debat të tensionuar gjatë ditës së sotme, pasi reperi i përmendi gazetares të dashurin, një veprim që e zemëroi këtë të fundit.

Megjithatë, pas debatit, Nichi ndërmori hapin për t’i kërkuar falje Anjezës për situatën e krijuar, duke i thënë se i kërkonte falje edhe ndaj partnerit të saj.
“Më falë, prap po të them për atë pjesë që e përmenda, edhe atij i kërkoj falje që nuk ka ajo lidhje a është ma burrë anej knej, ke edhe pak edhe në afekt, qysh dush”, i tha Nichi Anjezës, teksa i zgjati dorën në shenjë pajtimi.
Anjeza e pranoi faljen, duke iu përgjigjur shkurt: “Faleminderit”.
Megjithatë, Nichi nuk u ndal me kaq, pas disa çasteve i tha se për një veprim të saj duhet të mbajë përgjegjësi vetë.
“Për gjestin tond duhesh me mbajt përgjegjësi vetë, nëse mendon që është në rregull bëje unë nuk të kisha sugjeru si motër po të them. Me kan motra jem unë nuk të kisha sugjeru”, i tha Nichi Anjezës.
Ndërkaq, në një moment tjetër, teksa po i kërkonte falje, reperi i kishte thënë se nuk dëshiron të shohë lot në sytë e një femre.




