Nga viti 2027, ndryshojnë çmimet e ujit në Kosovë

Nga viti 2027, ndryshojnë çmimet e ujit në Kosovë

Nga viti 2027, ndryshojnë çmimet e ujit në Kosovë

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka publikuar tarifat e reja për vitin 2027, të cilat do të zbatohen për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Ndryshimet janë pjesë e procesit tarifor për periudhën 2026–2028 dhe përfshijnë shtatë Kompanitë Rajonale të Ujit, si dhe ndërmarrjen “Ibër-Lepenc”.

Sipas njoftimit të ARRU-së, tarifat janë përcaktuar duke marrë parasysh kostot e ofrimit të shërbimeve, shpenzimet operative, nevojat për investime dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Në analizë janë përfshirë edhe kostot e energjisë elektrike, rehabilitimi i rrjeteve ekzistuese dhe zgjerimi i sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Tarifat ndryshojnë në varësi të kompanisë rajonale dhe kategorisë së konsumatorëve, të cilët ndahen në shtëpiakë dhe jo-shtëpiakë.

Në rastin e KRU “Prishtina”, një familje që shpenzon 15 metra kub ujë në muaj paguan rreth 9.52 euro sipas tarifës së vitit 2026, ndërsa në vitin 2027 kjo shumë arrin në rreth 10.11 euro. Diferenca është afërsisht 59 centë në muaj, vetëm për tarifën e ujit.

Shuma përfundimtare e faturës mund të jetë më e lartë, pasi këto llogaritje nuk përfshijnë tarifat e kanalizimit dhe pagesat e tjera eventuale.

ARRU ka theksuar se synimi i procesit është që tarifat të jenë të arsyeshme dhe transparente, duke siguruar njëkohësisht mbulimin e kostove të nevojshme për funksionimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimeve të ujit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Qamil Halili

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Qamil Halili

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës

Kandidatja e mundshme për presidente të SHBA-së reagon për protestat në Shqipëri: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve

Kandidatja e mundshme për presidente të SHBA-së reagon për protestat në Shqipëri: Të ndalet dhuna ndaj protestuesve