Nga UNI drejt Arizona State University: Emin Emini diplomon me 4.11 GPA në Arizona State University | UNI – Universum International College

Një histori suksesi që dëshmon se përkushtimi, arsimi cilësor dhe mundësitë ndërkombëtare mund të hapin dyer të reja për karrierën profesionale.

Emin Emini ka përfunduar me sukses programin Master of Leadership and Management, duke arritur një mesatare të shkëlqyer prej 4.11 GPA dhe duke përfituar nga mundësia e diplomimit me Double Degree përmes UNI – Universum International College dhe Arizona State University (ASU), në kuadër të Thunderbird School of Global Management.

Me më shumë se një dekadë përvojë si inxhinier softueri, Emini sot udhëheq ekipe që zhvillojnë shërbime digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Katarit. Rrugëtimi i tij tregon se si ndërthurja e ekspertizës teknike me njohuritë në lidership dhe menaxhim mund të krijojë mundësi të reja profesionale.

Sponsor 3M Express

Duke ndarë përvojën e tij akademike dhe profesionale, Emini thekson rëndësinë e studimeve dhe zbatimit praktik të njohurive të fituara.

“Si inxhinier softueri me më shumë se një dekadë përvojë, sot udhëheq ekipe që ndërtojnë shërbime digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Katarit. Rrugëtimi im akademik të nivelit master nisi në UNI dhe vazhdoi në ASU, në programin Master of Leadership and Management në Thunderbird School of Global Management, që më mundësoi të studioja pa e ndërprerë karrierën. Çdo gjë që mësoja në program e zbatoja menjëherë në punë. Menaxhimi ndërkulturor më ndihmoi të udhëheq më mirë ekipe me njerëz nga vende dhe kultura të ndryshme, ndërsa lenda përmbyllëse më dha mundësinë t’i lidh të gjitha njohuritë me sfidat reale që has çdo ditë. ASU më mësoi të shoh përtej kodimit dhe ta kthej përvojën teknike në lidership strategjik. Falënderoj nga zemra UNI-n dhe profesorët e saj, ku nisi gjithçka, për mbështetjen gjatë gjithë këtij rrugëtimi.”

Arritja e Emin Eminit pasqyron vizionin e UNI – Universum International College për të lidhur arsimin në Kosovë me mundësitë ndërkombëtare, duke u mundësuar studentëve dhe profesionistëve të avancojnë akademikisht pa hequr dorë nga karriera e tyre.

Historia e tij përcjell një mesazh të qartë: investimi në dije është investim në të ardhmen.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

Nga UNI drejt Arizona State University: Emin Emini diplomon me 4.11 GPA në Arizona State University | UNI – Universum International College | Momenti