Nga paneli i opinionistëve te mbështetja për një banore, Leonora Jakupi zgjedh të preferuarën në BBVK 5

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, duket se tashmë ka një të preferuar në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova.

Sponsor 3M Express

Ajo ka shprehur publikisht mbështetjen për këngëtaren Vjollca Haxhiu, e cila është një nga banoret e këtij edicioni, duke bërë thirrje që publiku ta mbështesë gjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme.

Leonora, ndërkaq, nuk është një emër i panjohur për këtë format.

Foto: Screenshot/Instagram

Vitin e kaluar ajo ishte pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e katërt të BBVK-së, së bashku me Olta Gixharin.

Ky edicion u përmbyll me fitoren e Londrim Mekajt, teksa dy opinionistet shoqëruan me komentet dhe analizat e tyre zhvillimet e banorëve gjatë gjithë sezonit.

Tashmë, në një rol jashtë panelit të opinionistëve, Leonora duket se e ka bërë të qartë se cilën banore po e mbështet në këtë garë, duke ia dhënë përkrahjen Haxhiut.

E në këtë edicion si opinionistë janë përzgjedhur: Resul Sinani dhe Rudina Dembacaj. /Telegrafi/

Lexo edhe

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

U lënduan policë e ushtarë, aktakuzë ndaj një personi për sulmin ndaj KFOR’it në Zveçan

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Ankandi i orëve të rralla në Gjenevë mbledh afro 48 milionë franga zvicerane

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Barcelona kërkon mbrojtës me buxhet minimal, Inteligjenca Artificiale ia propozon gjashtë emra të njohur

Nga paneli i opinionistëve te mbështetja për një banore, Leonora Jakupi zgjedh të preferuarën në BBVK 5 | Momenti