Çdo rutinë stërvitjeje nis me një vendim.

Për FiveStar, fillimi ishte një ide mes shokësh: t’i sillnin Prishtinës një qendër fitnesi me pajisje moderne, hapësirë të përshtatshme dhe kujdes për çdo detaj të stërvitjes. Në nëntor të vitit 2013, kjo ide mori jetë në lagjen Arbëria. Sot, FiveStar shënon 13 vite energji dhe përkushtim ndaj fitnesit.
Që në hapjen e parë, vëmendja ishte te përvoja e atyre që do të stërviteshin aty. Pajisjet, teknologjia dhe higjiena ishin pjesë e konceptit mbi të cilin u ndërtua FiveStar: një ambient ku njerëzit të kishin kushtet për t’u përqendruar te vetja dhe objektivat e tyre.
Interesimi për qendrën e parë i hapi rrugë zgjerimit. Në shkurt të vitit 2015, FiveStar hapi qendrën e dytë në Bregun e Diellit, në Rrugën B, duke e sjellë përvojën e vet më afër një pjese tjetër të kryeqytetit. Ky ishte një hap i rëndësishëm në kalimin nga një palestër në një rrjet qendrash fitnesi.
Rrugëtimi vazhdoi me lokacione të tjera. Në vitin 2016, në trevjetorin e tij, FiveStar ishte i pranishëm në Arbëri, Bregun e Diellit dhe Hotel Grand në Prishtinë, si dhe në Prizren e Ferizaj. Zgjerimi po e afronte brendin me më shumë njerëz që dëshironin ta bënin aktivitetin fizik pjesë të përditshmërisë.
Sot, FiveStar prezantohet me shtatë klube, pajisje për forma të ndryshme stërvitjeje, hapësira për joga e gjimnastikë dhe shërbime që e plotësojnë vizitën në palestër. Edhe anëtarësimi është bërë më i lehtë, me mundësinë për t’i parë dhe përzgjedhur pakot online përmes foleja.com.
Pas 13 vitesh, përvjetori është një moment për të kujtuar fillimin, por edhe një ftesë për ata që ende po e shtyjnë stërvitjen për “të hënën tjetër”. Sepse historia e FiveStar nisi me një ide mes shokësh.
Historia jote e radhës mund të nisë me stërvitjen e parë.
Njihu me FiveStar dhe shiko mundësitë e anëtarësimit në foleja.com/fivestar.




