Nga nesër mot i paqëndrueshëm, me shi, mjegull dhe erë të fortë në disa zona

Nga nesër mot i paqëndrueshëm, me shi, mjegull dhe erë të fortë në disa zona

Nga nesër mot i paqëndrueshëm, me shi, mjegull dhe erë të fortë në disa zona

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka informuar se nga nesër, vendi do të ketë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu.

Sponsor 3M Express

Nga DPHM thonë se mjegulla gjatë orëve të paradites mund të vështirësojë dukshmërinë në disa lugina, ndërsa sipas tyre as pasditja nuk do të jetë plotësisht e qetë, pasi në disa zona priten reshje të herëpashershme.

DPHM bëri të ditur se në Shkup, dita do të nisë me mundësi për mjegull, ndërsa më vonë priten reshje lokale shiu dhe se do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. DPHM për ditën e hënë theksoi se moti do të jetë kryesisht me vransira të ndryshueshme.

“Mot me vranësira të ndryshueshme. Gjatë paradites, në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës. Kryesisht në zonat malore do të ketë reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit, herë pas here do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 50 km/h”, thuhet në njoftimin e DPHM-së.

Ditën e martë moti pritet të jetë me diell dhe vranësira të lehta lokale.

Lexo edhe

Sonte ndërrohet ora, qytetarët fitojnë një orë më shumë gjumë

Sonte ndërrohet ora, qytetarët fitojnë një orë më shumë gjumë

Nga Amerika në Kosovë, familja Hagan mahnitet nga mikpritja shqiptare: Ushqimi, muzika dhe njerëzit na kanë fituar zemrën!

Nga Amerika në Kosovë, familja Hagan mahnitet nga mikpritja shqiptare: Ushqimi, muzika dhe njerëzit na kanë fituar zemrën!

Kosova eliminon Estoninë dhe kalon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

Kosova eliminon Estoninë dhe kalon në raundin e fundit kualifikues për Botërorin 2027 në hendboll

Nga nesër mot i paqëndrueshëm, me shi, mjegull dhe erë të fortë në disa zona | Momenti