Nga gurët drejt fqinjëve te përplasja me Policinë – çfarë ndodhi në Shtërpcë, ku një police përfundoi e lënduar?

Një incident i pazakontë ka trazuar fshatin Berevc të Shtërpcës, ku një burrë dyshohet se ka hedhur gurë, drunj dhe sende të tjera në drejtim të fqinjëve dhe kalimtarëve, ndërsa situata ka marrë një tjetër rrjedhë kur në vendngjarje ka ndërhyrë Policia. Në përpjekje për t’u larguar, i dyshuari ka shtyrë një zyrtare policore, e cila ka rënë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Mirko Popovicin, rreth 46-vjeçar, ndërsa ngjarja ka ndodhur të premten, më 30 tetor, në fshatin Berevc të Shtërpcës.

Gjithçka ka nisur rreth orës 10:48, kur Policia ka pranuar informacion se Popovic po hidhte gurë, copa druri dhe sende të tjera në drejtim të personave që ndodheshin pranë shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, në vendngjarje ndodheshin edhe punonjës socialë dhe inspektorë komunalë, ndërsa për shkak të situatës është kërkuar ndërhyrja e Policisë.

Zyrtarët policorë kanë dalë në lokacion dhe kanë tentuar ta vënë të dyshuarin nën kontroll, por në ato momente situata është përshkallëzuar.

Teksa po përpiqej të largohej, Popovic dyshohet se ka shtyrë një police, duke shkaktuar rrëzimin dhe lëndimin e saj.

Zyrtarja policore është dërguar për kontroll mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ku janë konstatuar lëndime të lehta trupore dhe është pajisur me raport mjekësor.

Mirëpo, ngjarja nuk ka përfunduar aty.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar disa orë më vonë, rreth orës 16:20, ndërsa për rastin janë angazhuar edhe hetuesit rajonalë.

Pas shqyrtimit të rrethanave, organet kompetente kanë ndryshuar cilësimin juridik të rastit nga “Sulm ndaj personit zyrtar” në “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Ndaj Popovicit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti mbetet nën hetim.

Përgjegjësia eventuale penale e të dyshuarit do të përcaktohet gjatë procedurës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Përgjegjësit të përballen edhe me masa penal

Kurti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Përgjegjësit të përballen edhe me masa penal

Kaka tregon pse Mbappe dhe Yamal nuk e fituan Topin e Artë

Kaka tregon pse Mbappe dhe Yamal nuk e fituan Topin e Artë

Skandal financiar në Serbi, mbyllet banka e afërt me Vuçiqin

Skandal financiar në Serbi, mbyllet banka e afërt me Vuçiqin