Elton Tozaj pretendon se është sulmuar.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto tronditëse, ku shfaqet i gjakosur dhe me kokën tërësisht të fashuar.
‘’Ditën e djeshme unë kam pasur një takim me një producent dhe një gazetare, ka qenë një bashkëpunim të tre episodeve të rrëfimit që do bëja. Kam dalë shtëpia, në momentin që kam dalë, kanë zbritur katër njerëz ose edhe më shumë kam ndjerë goditje këtu pas në kokë, kam rënë pa ndjenja, më pas jam goditur. Kanë tentuar për të më tërhequr zvarrë për të më futur në furgon, por di që ka pasur banorë që e kanë parë, kanë uluritur dhe falë atyre kanë shpëtuar pa më hypur në furgon’’, ka thënë ai mes tjerash.
Burimi: Insajderi




