Trumpi nxjerr dekret presidencial për të penguar pasardhësit t’ia ndryshojnë luksin Zyrës Ovale

Trumpi nxjerr dekret presidencial për të penguar pasardhësit t’ia ndryshojnë luksin Zyrës Ovale

Trumpi nxjerr dekret presidencial për të penguar pasardhësit t’ia ndryshojnë luksin Zyrës Ovale

Donald Trump vendos të mbrojë dekorimet e arta të Zyrës Ovale nga presidentët e ardhshëm.

Sponsor 3M Express

Presidenti amerikan ka nënshkruar një dekret përmes të cilit synon të mbrojë pamjen historike të Zyrës Ovale dhe Sallës së Kabinetit në Shtëpinë e Bardhë nga ndryshimet e mundshme prej presidentëve të ardhshëm.

Vendimi vjen pasi 80-vjeçari ka ndryshuar dukshëm pamjen e Zyrës Ovale, duke e mbushur atë me dekorime të arta, portrete dhe elemente luksoze.

Trump synon që këto ambiente të ruhen si pjesë e trashëgimisë historike të Shtëpisë së Bardhë.

Megjithatë, dekreti nuk ua ndalon plotësisht presidentëve të ardhshëm ndryshimin e dekorit dhe mobilieve, ndërsa ata mund ta shfuqizojnë vetë vendimin.

Ndryshimet luksoze të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë kanë nxitur edhe kritika publike. /Telegraf/

Lexo edhe

E rëndë në Vlorë: Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

E rëndë në Vlorë: Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

“Suxhuk, pula të gjalla e arka me birra”, sekuestrohen mallra mbi 10 mijë euro në Ranillug

“Suxhuk, pula të gjalla e arka me birra”, sekuestrohen mallra mbi 10 mijë euro në Ranillug

Koha për një hap të ri në karrierë? Zbuloni pozitat e hapura në Telegrafi Jobs

Koha për një hap të ri në karrierë? Zbuloni pozitat e hapura në Telegrafi Jobs

Trumpi nxjerr dekret presidencial për të penguar pasardhësit t’ia ndryshojnë luksin Zyrës Ovale | Momenti