Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë që lideri i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, të marrë fillimisht postin e kryeministrit, në kuadër të një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit që synon t’i japë fund ngërçit politik në Izrael.

Në një deklaratë publike, Netanyahu tha se, si lider i partisë më të madhe, do të duhej të drejtonte qeverinë e unitetit kombëtar. Megjithatë, ai theksoi se është i gatshëm të bëjë kompromis në interes të vendit, raporton Euronews.
Ai bëri të ditur se pajtohet që Eisenkot të shërbejë fillimisht si kryeministër, ndërsa vetë të mbajë postin e kryeministrit në detyrë dhe të zëvendëskryeministrit në fillim të mandatit parlamentar.
“Përgjegjësia ime si lider më kërkon të lë anash gjithçka, përfshirë parimin që partia më e madhe duhet ta udhëheqë qeverinë”, deklaroi Netanyahu.
Kryeministri izraelit u shpreh se pret që propozimi i tij të pasohet nga negociata serioze dhe të përshpejtuara, duke kërkuar që edhe pala tjetër të jetë e gatshme për kompromise dhe lëshime të ngjashme.
Sipas tij, synimi është formimi i një qeverie të unitetit kombëtar, e cila do të jetë në gjendje të përballet me kërcënimet dhe të garantojë sigurinë dhe të ardhmen e Izraelit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





