Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Adem Ademi, viktimë e zhdukjes me dhunë gjatë luftës

Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Adem Ademi, viktimë e zhdukjes me dhunë gjatë luftës

Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Adem Ademi, viktimë e zhdukjes me dhunë gjatë luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, njofton se sot, në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, është rivarrosur Adem (Fazli) Ademi, mjeku i mirënjohur, humanisti, veprimtari dhe kontribuuesi i luftës për lirinë e atdheut.

“Paraprakisht, në Mitrovicë u mbajtën homazhe pranë arkivolit dhe Akademia Përkujtimore. Pas 27 vjetësh pritjeje të dhimbshme, familjarë, miq, kolegë, bashkëveprimtarë, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë u mblodhën për të nderuar jetën dhe veprën e Dr Adem Ademit, përkushtimin e tij ndaj profesionit, humanizmin dhe kontributin e çmuar për çështjen kombëtare. Doktor Adem Ademi u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë nga forcat serbe më 19 prill 1999, së bashku me qytetarë dhe intelektualë të tjerë nga Mitrovica, Skenderaj dhe Vushtrria, të njohur si “Grupi i Intelektualëve””, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Sponsor 3M Express

Në këtë ditë dhimbjeje dhe nderimi, qëndrojmë pranë familjes Ademi dhe të gjitha familjeve që ende presin të mësojnë fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

“Mirënjohje familjeve të viktimave të zhdukjes me dhunë dhe shoqatave familjare për qëndresën, dinjitetin dhe angazhimin e palodhshëm e bashkëpunimin në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera të angazhuara në këtë proces, mbetet i përkushtuar për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës dhe për të vërtetën e plotë.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Protestuesja përplaset me policin në Tiranë, efektivi e shtyn dhe ajo përfundon në tokë

Protestuesja përplaset me policin në Tiranë, efektivi e shtyn dhe ajo përfundon në tokë

Nga salmonella te listeria, rastet që ngritën alarmin për sigurinë e mishit në Kosovë

Nga salmonella te listeria, rastet që ngritën alarmin për sigurinë e mishit në Kosovë

Kundërshtohet kërkesa e Argjentinës për ndalimin e shpimeve për naftë në Ishujt Falkland

Kundërshtohet kërkesa e Argjentinës për ndalimin e shpimeve për naftë në Ishujt Falkland