Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se nesër, më 12 nëntor 2026, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen Dardania në Prizren.

Sipas njoftimit të kompanisë, mungesa e ujit pritet të zgjasë nga ora 10:00 deri në 16:00.
Ndërprerja vjen për shkak të dyshimeve për një defekt në gypin e ujësjellësit me diametër Ø225 mm.
Kompania ka bërë të ditur se ekipet teknike do të dalin në terren për të verifikuar gjendjen dhe për të identifikuar problemin, me qëllim të ndërmarrjes së masave të nevojshme për evitimin e defektit dhe normalizimin e furnizimit me ujë.
KRU “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/





